Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dita e dytë e Personave me Aftësi të Kufizuara, Osmani pret në takim delegacione nga e mbarë bota

Gazeta10
09 December 2022 - 19:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion në kuadër të ditës së dytë të Kongresit botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara, raporton Gazeta10.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Elvana Shala, një nga pjesëmarrëset në takim.

Ajo ka thënë se e ka njoftuar Osmanin për ecurinë e kongresit.

Më tej, Shala ka thënë se Osmani me shumë ngrohtësi ka bashkëbiseduar me ta dhe kanë shkëmbyer ide për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Këtu keni postimin e plotë:

“Ne diten e dyte te Kongresit boteror per Persona me Aftesi te Kufizuara bashke me delegacionet nderkombetare nga e tere bota qe moren pjese ne kongres, u pritem nga Presidentja e Kosoves znj. Vjosa Osmani e cila ishte e para qe mbeshteti ne plotni kete projekt, dhe te cilen e njoftova me tere ecurine e dites se pare te kongresit dhe temat e konkluzionet qe u diskutuan, duke u zotuar keshtu bashke qe ky rrugetim i mbeshtetjes se plotfuqishme i kesaj kategorie te vazhdoj me tutje deri ne integrimin e plote e te barabarte te te gjithve ne shoqeri. Presidentja me shume ngrohtesi bashkebisedoj edhe me delegacionin duke shkembyer ide per bashkepunim te metutjeshem dhe i falenderoj per kontributin e tyre ne kongres”, ka shkruar Shala në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.