
Mësimdhënësja, Sevdije Sejfiu e cila gjatë luftës së fundit në Kosovë i’u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes tjerash për programin e mëngjesit “Dita e Re” në Kanal10, rrëfeu edhe bisedën që pati me komandantin, Shkëlzen Haradinaj.
“Kontributi ishte në të gjitha fushat, dita e parë ishte 20 prilli 1998. Isha në fshat dhe e takova Shkelzen Hardinajn, e kisha edhe shok klase. Sevdije, më tha, Serbia nuk ka vend këtu. Një dije, e kam një automatik për ty, edhe automatiku të vyen“, tregoi Sejdiu, raporton Gazeta10.
Ajo shtoi se ishte angazhuar edhe në kuzhinë dhe se pas sulmit të parë në Gllogjan çdo gjë mori kahje tjetër. /Gazeta10