Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dita e shtatë e barrikadimeve të veriut (VIDEO)

Gazeta10
16 Dhjetor 2022 - 19:42

Rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut edhe më tej janë të bllokuara, derisa barrikadat ende nuk janë larguar.  Ndërkaq, Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit ka konfirmuar për REL-in se ka marrë kërkesë nga institucionet e Kosovës për të ndërmjetësuar transferimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq. “Në linjë me mandatin e tij, EULEX po monitoron rastin e D.P”, u tha në përgjigje. Ndërkaq, derisa edhe në ditën e 7 disa nga rrugët në veri vazhdojnë të jenë të barrikaduara, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka bërë të ditur se doganierët e sistemuar në pikën kufitare Jarinjë që nga e shtuna janë në krye të detyrës zyrtare pa pasur mundësi të kryhen ndërrimet me oficerët tjerë doganorë. Sindikata ka njoftuar se ndërrimet me oficerët doganor nuk po mund të bëhen për arsye të bllokimit të rrugës në këtë pjesë. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.