Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ditë vendimtare për të ardhmen e klubit FC Drenica

Gazeta10
18 May 2024 - 12:36

Sipas informacioneve të fundit, dje janë zhvilluar bisedime intensive në mes të investitoreve kosovaro-gjerman dhe përfaqësuesve të Komunës së Skenderajt.

Pala e interesuar për privatizimin e klubit ka paraqitur në detaje planin e investimeve milionëshe, dhe planin e strutkturimit të klubit për të arritur qëllimin e ngritjes në Superligë të FC Drenicës dhe shpalljen kampion i Kosovës.

Sipas burimeve tona, ka mbetur vetem dhënia e pëlqimit dhe konfirmimit nga përfaqësuesit e Komunës së Skenderaj, për drejtimin e ri që do e marrë klubi i FC Drenicës.

Ëndrra evropiane për klubin e zemrës së qytetit të Skenderajt ka filluar./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.