
Djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, Klestor Veseli, ka falënderuar përmes një shkrimi në Facebook popullin e Kosovës për përkrahjen që po ia dhurojnë familjes së tij në këtë periudhë të vështirë gjatë të cilës Veseli po mbahet në Hagë.
Klestor Veseli ka postuar një fotografi me xhaxhallarët e tij duke thënë se ata nuk e panë babanë me vite gjatë kohës së luftës në Kosovë e tani përsëri po sfidohen me mungesë të tij, raporton Gazeta10.
“Axhallarët e mi gjatë luftës me vite nuk e panë babin, pas luftës prap ballafaqohen me sfida, mbase edhe të panevojshme. Populli ai i cili si në luftë ushqej ushtarët tanë, përfshirë babin, edhe sot më përkrahjen që jep na shtyen përpara që të ballafaqohemi me çdo sfidë. Si familje ju jemi mirënjohës e në këtë sfidë jemi të gjithë të bashkuar. E çlirimtaret, ata janë të fortë si gjithmonë!”, ka shkruar Veseli.
Kadri Veseli së bashku me krerët e tjerë të UÇK-së po mbahet në burg nga Dhomat e Specializuara të Hagës tani e dy vite./Gazeta10
