Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Djegia e veturave në veri, Abbott: Duhen hetime të shpejta, këto akte rrezikojnë stabilitetin

Gazeta10
31 March 2023 - 15:53

Për rastin e djegies së veturave në veri ka reaguar edhe ambasadori britanik, Nicholas Abbott, i cili tha se aktet e tilla paraqesin rrezik për stabilitetin në vend dhe se ato duhet dënuar nga politikanët.

“Djegia e veturave pas riregjistrimit në targa RKS në veri të Kosovës është e papranueshme. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet t’i dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë. Hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të nevojshme dhe duhet të kryhen me ndjeshmëri dhe seriozitet”, ka shkruar ambasadori.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar më herët duke shprehur besimin se përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar diplomati gjerman. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.