
Senegali dëshiron të bëjë gjithçka çfarë është e mundur nga dëshpërimi se mund të detyrohet të shkojë në Kupën e Botës pa yllin kryesor Sadio Mane, saqë është menduar edhe përdorimi i magjistarit për ta shënuar sulmuesin e Bayern Munich.
Fitorja e Bayernit 6:1 kundër Werder Bremenit të martën prodhoi më shumë lajme se sa rezultat gjigant. Mane e pësoi një lëndim në fillim të asaj ndeshjeje dhe u tha fillimisht se ai do të mungonte në Botërorin e Katarit, që nis më 20 nëntor.
Natyra e lëndimit të tij dhe koha e shkurtër që ai ka për ta shëruar atë deri në fillimin e turneut, i ka bërë gjërat edhe më të vështira për Senegalin.
As Senegali e as Bayerni nuk kanë thënë deri tani zyrtarisht se Mane do të mungojë në Botëror.
Si lojtari më i mirë i kampionit të Afrikës, Mane më shumë mundësi do të jetë në mesin e 26 lojtarëve të thirrur për Botëror, sipas gazetës franceze L’Equipe dhe agjencisë së lajmeve AFP.
Kkm