Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Dokument: 18 dhjetori, testi i madh i Kosovës për ta konfirmuar autoritetin në veri të vendit

Gazeta10
17 Nëntor 2022 - 10:24

Shkarkimi i drejtorit të policisë së Mitrovicës veriore, Nenand Gjuriq, shërbeu si pretekst që serbët që të japin dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës, raporton Gazeta10.

Të parët që dhanë në grup dorëheqje ishin ministrat dhe deputetët e Listës serbe, që pas takimeve të njëpasnjëshme në Beograd me presidentin Vuçiq lajmëruan “që nuk do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”.  

Në një paraqite publike para mediave, edhe disa eprorë serbë të Policisë së Kosovës zhveshën uniformat, ndërsa qindra të tjerë ndoqën shembullin duke i dorëzuar uniformat dhe armët në stacionin policor në veri.

Gjyqatarë, prokurorë e pjesëtarë të sigurimeve private nga komuniteti serb dhanë dorëheqje në kor – duke premtuar “se kurrë nuk do të kthehen të punojnë nën urdhërat dhe ligjet e Kosovës”.

Pas këtyre dorëheqjeve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ftoi partitë politike për konsultim të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore.

18 dhjetori u shpall data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në dokumentin që posedon Gazeta 10, thuhet se  “Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetarët të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq, dhe Zveçan, do të mbahen me datë 18.12.2022”.

Por duket që beteja kryesore do të fillojë në ditët dhe javët e ardhshme pas refuzimit të sërishëm të serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje.  

Para shtrirjes së autoritetit të Kosovës në pjesën veriore, zgjedhjet organizoheshin nga OSBE-ja, misioni në Kosovë. Por kjo ndryshoi, kur KQZ-ja arriti me sukses për disa palë zgjedhje t’i organizoj zgjedhjet në atë pjesë.

Deri më tani, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, të mbështetur e trimëruar nga Beogradi, janë treguar të organizuar dhe të vendosur për të refuzuar cfarëdo që vjen nga ana e institucioneve të Kosovës.

18 dhjetori – mbetet testi i madh i Kosovës!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.