Gazeta10

DOKUMENT: Trendafilova thotë se Specialja u ngrit mbi pretendimet e krimeve 1998-2000, harrohen Dick Marty dhe trafikimi

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ka folur gjerë e gjatë javën që shkoi për ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara, mandatin, rastet e proceduara dhe kritikat e mediave.

Ajo nuk udhëtoi personalisht në Kosovë pas protestave të paralajmëruara, por nuk e pengoi asgjë ta organizoj online takimin me përfaqësues të shoqërisë civile.

Trendafilova ka pranuar zyrtarisht se baza e themelimit të gjykatës janë pretendimet se disa krime të rënda janë kryer gjatë konfliktit në Kosovë 1998-2000. Askund nuk janë përmendur trafikimi i organeve dhe raporti i Dick Martyt si bazë fillestare.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës u themeluan mbi bazën e pretendimeve se disa krime të rënda, të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë (1998-2000), nuk ishin hetuar dhe kryesit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht. Mbi të gjitha, kishte shqetësime se për trajtimin e këtyre krimeve duhej siguruar një mjedis i përshtatshëm për administrimin e duhur të drejtësisë me anë të krijimit të dhomave të veçanta e të dedikuara gjyqësore për kryerjen e këtyre proceseve penale. Për të trajtuar këto shqetësime, më 14 prill 2014, Përfaqësuesja e atëhershme e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë dhe Presidentja e atëhershme e Kosovës nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare me anë të Shkëmbimit të Letrave, për bartjen e kompetencave në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për krijimin e dhomave gjyqësore të veçanta e të pavarura, që do të kishin selinë në një shtet të tretë ku do të gjykonin krimet që mund të dilnin në dritë nga hetimet e TFHS-së” ka thënë ajo, sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta 10.

Megjithëse baza e ngritjes së Gjykatës është juridiksioni kosovar, Trëndafilova thotë se “dhomat do të funksionojnë sipas statutit të vet”.

“Gjithashtu, u ra dakord që këto dhoma gjyqësore të veçanta do të pasqyronin sistemin e gjykatave në Kosovë. Megjithatë, dhomat do të funksiononin sipas statutit të vet, do të miratonin rregulloren e vet të procedurës dhe provave. Në këto dhoma gjykatësit dhe personeli do të ishin vetëm ndërkombëtarë dhe çdo dënim i dhënë do të kryhej jashtë territorit të Kosovës” citohet ajo në dokument.

Sipas saj, mandati i Gjykatës është të garantojë procese penale të sigurta, të pavarura, të paanshme, të drejta dhe efikase në lidhje me pretendimet për krime të rënda ndërkufitare dhe ndërkombëtare të kryera gjatë dhe pas konfliktit në Kosovë, nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000. 

Aktualisht, Dhomat e Specializuara shqyrtojnë katër çështje gjyqësore që përfshijnë tetë të akuzuar.

DHSK-ja financohet plotësisht nga Bashkimi Evropian dhe pjesërisht nga pesë shtete kontribuese (Shtetet e Bashkuara, Norvegjia, Zvicra, Kanadaja dhe Turqia)./Gazeta10

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
B71679A9-7B7B-4C4D-BF17-73E12A584C62
Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, detajet e rejat të fundit nga hetimet për këtë rast
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
hotel
Ky është 60 vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren pasi pësoi sulm në zemër (FOTO)
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë