Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Dokumentari shpifës i RTS për UÇK-në, Ahmeti kërkon të mos heshtet ndaj propagandës serbe

Gazeta10
28 March 2023 - 20:34

Drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti ka reaguar pas publikimit të një dokumentari propagandues nga televizioni shtetëror serb që lidhet me shtëpinë e verdhë.

Ahmeti e ka quajtur këtë ‘’dokumentar’’ si prodhim i mbushur me shpifje e të pavërteta, duke shtuar se Serbia nuk ka ndryshuar dhe se nuk heq dorë nga manipulimi i së vërtetës.

“Disa ditë para fillimit të gjykimit të stërvonuar, makineria propagandistike e Serbisë, televizioni shtetëror RTS, transmeton film dokumentar plot shpifje e të pavërteta duke e rikthyer shtëpinë e verdhë. Dëshmi e mjaftueshme se Serbia nuk ka ndryshuar dhe nuk ka heq dore nga qëllimi qe ta manipuloj të vërtetën. Nuk është problem qëllimi dhe lufta e ndyrë e tyre.”, ka shkruar ai.

Ahmeti po ashtu ka kritikuar institucionet vendore që po heshtin karshi propagandës serbe, e për siç thotë ai se më e keqja është që t’u lihet pasardhësve një njollë e pavërtetë siç është kjo.

“Problem është heshtja jonë. Për cka po heshtim? Prej kujt po tutemi? Çka na shërbejnë milionat e PR-it e mediave nëse nuk angazhohemi për të vërtetën tonë?! Ruajini paratë, strukuni dhe kalkuloni por mos harroni ne nuk ka trashëgimi më të keqe se sa t’ua lëmë pasardhësve tanë një njollë te pavërtetë.”, ka përfunduar ai.

Serbët pretendojnë se në shtëpinë e verdhë ish-ushtarët e UÇK-së, “kanë kryer krime me organe të njerëzve.’’/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.