Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Donjeta Sadiku një fitore larg Lojërave Olimpike

Gazeta10
07 March 2024 - 14:03

Boksierja Donjeta Sadiku ka shënuar një tjetër fitore 5:0 në turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Boksierja e kategorisë deri 60 kilogramë mposhti të enjten Maria Felicitas Ganglbauer, në turneun që po mbahet në Busto Arsizio të Italisë.

Tani është një fitore larg për të siguruar një biletë për Lojërat Olimpike, që këtë vit mbahen në Paris.

Me rezultat 5:0 të mërkurën e mposhti edhe boksieren nga Greqia, Christina Linardatou dhe britaniken Shona ËhitËell në meçin e parë të turneut kualifikues.

Sadiku ka fituar disa medalje në kampionate evropiane dhe botërore, mirëpo synimi i saj kryesor është medalja olimpike, të cilën e synon këtë verë në Paris.

Medalja e fundit e fituar nga 24-vjeçarja është medalja e bronztë e fituar në Stamboll në vitit 2022, në kuadër të kampionatit botëror të peshave të lehta në konkurrencën e

femrave.

Në këtë turne po marin pjesë edhe dy boksierë tjerë kosovar, Shpëtim dhe Bashkim Bajoku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.