Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Donnarumma pranë kalimit te Manchester City

Gazeta10
26 August 2025 - 10:21

Gianluigi Donnarumma është shumë afër kalimit në Premierligë, te Manchester City.

 

Gardian italian kishte arritur marrëveshje personale me “Qytetarët” për një kontratë pesëvjeçare, derisa tani bisedimet janë të avancuara edhe me Paris Saint-Germain për shumën e transferimit.

 

Parisienët kërkojnë 30 milionë euro për Donnarumman, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

 

Manchester City tani po punon në largimin e portierit Ederson, që është në bisedime me Galatasarayn.

 

Pasi të finalizohet largimi i Ederson, City do të hidhet menjëherë në sulm për shërbimet e numrit një të Italisë.

 

26-vjeçari vendosi që të largohet nga Parisi pasi nuk arriti marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.

 

Ai erdhi te PSG si transfer i lirë në vitin 2021 dhe që nga ajo kohë ka qenë pjesë e rëndësishme në sukseset e klubit.

 

Në garë për transferimin e tij kanë qenë edhe Manchester United dhe Arsenalit, por vetë dëshira e futbollistit kanë qenë kalimi te skuadra e Pep Guardiolës.

 

Donnarumma u përshëndet me tifozët parisienë në ndeshjen hapëse të kampionatit francez kundër Angers, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të zyrtarizohet hapi i radhës në karrierë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.