Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dorëheqjet në veri të vendit (VIDEO)

Gazeta10
12 November 2022 - 19:25

Raporti:Arbenita Ilazi

Për shkak të dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e Kosovës, një pjesë e shërbimeve në veri janë pezulluar. Zëvendëskryesuesi i Asamblesë Komunale në veri të Mitrovicës, Skënder Sadiku ka ngritur shqetësime se qytetarët po kthehen prapa pa marrë shërbime nga Qendra për Punë Sociale. Ai ka thënë se zjarrëfikësit, policia, gjyqësori e prokuroria janë duke funksionuar me kapacitete tejet të limituara në veri të vendit.

Një pjesë e qytetarëve janë kthyer prapa pa marrë shërbime nga Qendra për Punë Sociale në veri të vendit.

Kjo pas dorëheqjes së serbëve që punonin në këtë qendër.

Zëvendëskryesuesi i Asamblesë Komunale në veri të Mitrovicës, Skënder Sadiku ka thënë se një nga qytetaret që kishte shkuar atje për të kompletuar dokumentacionin i cili i siguron ndihmën sociale prej 70 eurove, është kthyer prapa pasi nuk i është ofruar shërbimi.

Sadiku e ka parë si shqetësuese edhe dorëheqjen e zjarrëfikësve në veri, derisa ka thënë seedhe Policia e Kosovës, gjyqësori e prokuroria, janë duke funksionuar por me kapacitete tejet të limituara.

Sa i përket dorëheqjeve të zyrtarëve policorë, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se do të hapë konkurs të ri për të rekrutuar policë të rinj.

Dorëheqjet e qytetarëve serb kanë filluar më 5 nëntor, një ditë pasi Qeveria e Kosovës nisi të zbatojë planin prej tri fazash për konvertimin e targave nga ato të paligjshme serbe ne targa RKS. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.