Gazeta10

Dorëheqjet nga Kryesia e LDK-së, Abdixhiku i shpall zgjedhjet më 1 qershor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti më 1 qershor do të hyjë në zgjedhje të brendshme.

Abdixhiku tha se të premten do të mblidhet këshilli i përgjithshëm për t’u përgatitur për këto zgjedhje.

“Sot kryesia e LDK ka marrë vendim të shpallë zgjedhje të brendshme. Për ne ky proces është festë sepse gjithmonë LDK-ja ka besuar në demokraci. S’ka mospajtime në mes partisë. Partia është më e bashkuar se kurrë. Të gjithë janë të interesuar të kemi një proces të hapur dhe të përfshirje të të rinjve dhe grave, si dhe një nga pozitat e nënkryetarit të jetë grua”, ka thënë Abdixhiku në konferencën e sotme për media.

Ai po ashtu shtoi se kanë marrë vendim të hapin katër degë në komunat veriore të Kosovës, si dhe të kenë organizim territorial të degëve në mërgatë.

Abdixhiku ka ftuar çdo anëtar të marrë pjesë në këto zgjedhje.

“Ftoj secilin pjesëmarrës që ka ambicie, plan ide të qarta, që ta shtroj platformën në anëtarësi, dhe vendos tani anëtarësia”, tha ai.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut