Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Dorëzohu, s’është vonë”, reagon Albulena Haxhiu

Gazeta10
11 February 2023 - 13:52

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, në një seancë në gjykatë, e cila u mbajt për shkak të akuzës për hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës, e përdori një togëfjalësh problematik. Ajo i tha prokurorit të rastit të dorëzohet sa nuk është vonë.

“Konsideroj që ekspertiza në këtë proces gjyqësor është shumë e rëndësishme, pra është thelbi i çështjes dhe konsideroj që nuk mund të ftohen, gjykohen, dënohen personat pa një ekspertizë të tillë. Pra, nuk mund te gjykohen personat me interpretime të prokurorit, duhet të ketë prova, duhet të ketë fakte, duhet të ketë ekspertizë, prandaj ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza, nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë.” – deklaroi Haxhiu.

Kjo deklaratë ngjalli reagime të shumta nga opozita të cilët dhe kërkuan dorëheqjen e saj.

Në lidhje me këto reagime, ka reaguar Haxhiu e cila thotë se jam e hapur për të dëgjuar kritikat e opozitës apo kujtdo tjetër, por në mungesë të tyre, opozita kujdestaron ndaj çdo fjale timen, duke shtuar se prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.