Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dortmundi triumfon minimalisht ndaj Chelseat, Benfica pa problem kundër Club Brugge

Gazeta10
15 February 2023 - 23:03

Të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, me Dortmundin që e ka mposhtur në shtëpi Chelsean, ndërsa Benfica ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Club Brugge.

Në ndeshjen e luajtur në “Signal Iduna Park”, Dortmundi mori një fitore minimale kundër Chelseat me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ballafaqim e shënoi sulmuesi gjerman, Karim Adeyemi, në minutën e 63-të.

Në anën tjetër, Benfica mposhti në udhëtim skuadrën e Club Brugge, me rezultat 0-2.

Rezultati në këtë ballafaqim u zhbllokua në minutën e 51-të, kur Joao Mario u tregua i saktë nga penaltia.

Goditjen përfundimtare skuadrës belge, ia dha David Neres i cili realizoi golin e dytë më minutën e 88-të.

Ndeshjet e kthimit ndëmjet këtyre skuadrave luhen më 7 mars.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.