Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dramë në Serbi, sulmohen tifozët e Rijekës që po ktheheshin nga Kosova në Kroaci

Gazeta10
28 Korrik 2023 - 11:59

Tifozët e Rijekës e kanë parë tmerrin me sy mbrëmë.

Në fakt, ata ishin duke u kthyer në Kroaci nga Kosova, ku ekipi i tyre i zemrës e mposhti Dukagjinin në Prishtinë me rezultat 1:0, njofton mediumi serb “Telegraf”,përcjell Gazeta10.

Por, rreth orës 04:00 të mëngjesit, persona me maska i kanë sulmuar tifozët kroatë, duke i gjuajtur dhe duke ua thyer dritaret e autobusit në autostradën që gjendet në afërsi të Grockas.

Raportohet se ngasësi i autobusit është lënduar lehtë, ndërsa thuhet se në incident janë përfshirë tifozët nacionalistë të Crvena Zvezdës, që kanë armiqësi me tifozët kroatë në përgjithësi.

Ata kanë përdorur shkopinj dhe i kanë rrezikuar 50 tifozët kroatë.

Në vendin e ngjarjes, respektivisht në autostradë, kanë mbërri me shpejtësi shërbimet emergjente dhe policia. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.