Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Drejtoresha e NDI-së: Pjesëmarrja e gruas në politikë është thelbësore për demokracinë

Gazeta10
24 September 2022 - 11:01

Drejtoresha e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg, gjatë fjalimit të saj në Konvertën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, tha se është e rëndësishme përfshirja e gruas në politikë e në vecanti në parti politike, pasi është thelbësore për arritjen e demokracisë.

“Faktet janë të qarta, pjesëmarrja politike e grave është thelbësore për të siguruar përfshirjen dhe demokracinë e arritshme, shoqëria kërkon 50-50 pjesëmarrje dhe kjo është arsyeja pse kjo konventë sot është kaq e rëndësishme. Demokracia nuk është e mundur pa pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve të saj dhe partitë politike janë porta e pjesëmarrjes së plotë të grave në shoqëri, pasi gratë përfshihen në politikë, ideologjia e partive ndryshon.”, tha ndër të tjera Nancy.

Tutje, ajo u shpreh krenare për partneritetin me PDK-në në dy dekadat e fundit dhe për realizimin e kësaj konvente.

“Si drejtoreshë e NDI-së, jam krenare për partneritetin e gjatë me PDK-në në dy dekadat e fundit, në selinë e partisë, në degë, duke hartuar politika për zhvillimin e komunikimit në qytet, duke komunikuar, duke bërë fushatë dhe në veçanti duke punuar së bashku për të forcuar rolin e gratë dhe të rinjtë, dhe është një kënaqësi e madhe të shikoj dhe të shoh shumë gra të përkushtuara për të ardhmen e PDK-së, prandaj ju falënderoj të gjithëve që na u bashkuat sot.”, tha Nancy./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.