
Avni Fetahu – Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, u ka bërë thirrje prindërve t’i dërgojnë nesër fëmijët në shkolla.
Ai tha se kjo thirrje është koordinuar me Këshillin e Prindërve në këtë komunë, transmeton Gazeta10.
“Karshi përgjegjësisë që na takon si DKA dhe Këshill i Prindërve nuk mund të rrimë duarkryq karshi kësaj situate, ne kërkojmë nga ana e prindërve në Komunën e Podujevës, që nga nesër t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, duke e parë edhe vullnetin e një numri të madh të mësimdhënësve t’i kthehen procesit mësimor”, tha Fetahu.
Kujtojmë se në Komunën e Podujevës përkundër thirrjeve të SBAShK-ut, mësimi është mbajtur në disa shkolla./Gazeta10