
Drejtori menaxhues i “Klubit të Biznesit”, Ilir Ibrahimi është takuar me diplomaten amerikane që po drejton Ambasadën e Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Gjatë takimit ata shqyrtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta10.
Gjithashtu në këtë u diskutua edhe forcimi i marrëdhënieve tregtare, tërheqjen e investimeve dhe angazhimin e diasporës si një faktor kyç për rritjen e qëndrueshme ekonomike./Gazeta10