
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci dhe drejtori i Kompanisë “Pastrimi”, Petrit Recica, janë ballafaquar përmes një linje direkte në emisionin “Adresa e Ankesave” në Kanal10.
Ata kanë treguar se çfarë po ndodh me situatën e mbeturinave, duke ia hedhur fajin njëri-tjetrin për situatën e krijuar.
Brestovci është shprehur se shumë qytetarë janë të shqetësuar për këtë situatë dhe se ajo qe duhet të bëjë kompania “Pastrimi” është se duhet t’i përvishen punës.
Ndërsa drejtori i kësaj kompanie, Petrit Reçica ka shfaqur pamje nga tereni ku sipas tij, është duke u bërë punë e madhe ne largimin e mbeturinave nga rrugët e kryeqytetit. /Gazeta10/
Për të parë më shumë shikoni videon më poshtë: