
Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj, Arben Halilin, në emisionin Mëngjesi me Arben Ahmetin, ka folur për gjendjen, cilësin dhe mënyrën e ofrimit të shërbimevë në komunën e Ferizajit, raporton Gazeta10.
Ai theksoi se në kuadër të Shërbimeve Publike në Ferizaj, janë dy sektore nga më të rëndësishmit.
“Nënkuptohet se ne kemi dikastere të jashtëzakonshme në këtë sektor, janë dy sektore shumë të rëndësishme ai shërbimeve publike që ka të bëjë me mirëmbajtjen e hapsirave publike, mirëmbajtjene kanalizimeve, ndriqimeve publike, mirëmbajtjen e ujësjellësve, si dhe sektori tjetër shumë i rëndësishëm që ndoshta me qëllim ose pa qëllim nga shumë institucione është lënë pas dore, sektori i sigurisë që nënkupton shërbimin e zjarrëfikjes dhe shpëtimit.”, tha Halili./Gazeta10.