Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drenasi, Fushë Kosova, Obiliqi e Kalabria mbesin pa ujë, si shkak i reshjeve të shiut

Gazeta10
21 November 2022 - 10:02

Ujësjellësi “Prishtina”, ka njoftuar se si pasojë e turbullirave në kanalin e Ibër Lepencit, disa zona në Obiliq, Fushë Kosovë, Kalabri dhe Drenas kanë mbetur pa furnizim me ujë, raporton Gazeta10.

Ata kanë thënë se këto turbullira e kanë bërë të pamundur trajtimin apo pastrimin e ujit për pije.

“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije. Si shkak i kësaj, kemi nivel të lartë të turbullirës , nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije,  konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm Fushë Kosovën, lagjen “ Kalabria ” në Prishtinë( një pjesë), Drenasin dhe Obiliqin.”, thuhet një njoftimin e tyre.

Tutje në njoftimin e tyre Ujësjellësi kanë thënë se deri në orët e pasdites gjendja do të jetë kështu me ndërprerje të furnizimit me ujë.

“Jemi mobilizuar të gjithë teknikisht edhe me akterët e tjerë si NH “Ibër Lepenci” për stabilizimin sa më të shpejtë të situatës. Deri në orët e pasdites gjendja është e tillë dhe nëse nuk ka reshje besojmë që pastaj stabilizohet”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.