
Xhavit Drenorit, ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e futi në listë këngëtaren Edona Llalloshi për të marrë vota nga komuniteti i saj.
Ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se përqindja e qytetarëve votojnë në bazë të listës është shumë e vogël, pasi sipas tij, ata janë të përcaktuar.
“Sa është përqindja e qytetarëve që kanë vendosur me votu në bazë të listës, është shumë e vogël, njerëzit janë të përcaktuar se kënd kanë me e votu vetëm brenda listës i ka 110 le t’i zgjedhe 10 që mendon ai që e përfaqësojnë më së miri. Ai ka qenë qëllimi edhe që i kanë marrë, për çka e mori Edona Llalloshin, vetëm për me marrë një pjesë të komunitetit të saj”, ka thënë Drenori. /Gazeta10/