Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita prezanton ndihmës trajnerin e Akis Vavalis

Gazeta10
25 April 2023 - 13:00

Drita është bërë me trajner të ri pas largimit të Arsim Thaqit.

Trajneri grek Akis Vavalis ka marrë drejtimin e klubit bardhekaltër dhe tanimë ai ka kryer stërvitjen e parë.

37-vjeçari ka ardhur me ndihmësin e tij Nikolaos Karampetakis dhe Drita tani ka prezantuar edhe këtë të fundit.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

Nikolaos Karampetakis kompleton stafin e trajnerit Vavalis

Klubi jonë FC DRITA ka kompletuar stafin teknik me ndihmës trajnerin Nikolaos Karampetakis i cili iu bashkua klubit së bashku me trajnerin Akis Vavalis.

Niko është prezantuar para lojtarëve së bashku me trajnerin Vavalis dhe kështu klubi jonë në vazhdim të kampionatit do të jetë me staf të kompletuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.