Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Drita triumfon ndaj Lirisë, vazhdon garën për titull

Gazeta10
13 April 2024 - 16:59

Ka përfunduar njëri nga tre takimet e para të xhiros së 29-të në elitën e futbollit kosovar.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita ka arritur fitoren e radhës në ALBI Mall Superligën e Kosovës.

Skuadra e Zekirija Ramadanit mposhti skuadrën e Lirisë me shifrat 4-2 dhe kështu mbetet ende në garën për titull.

Serinë e golave në ndeshjen e sotme e hapi Meris Maliqi i Dritës që shënoi për 2-0 brenda dhjetë minutëshit të parë të takimit.

Për 2-0 shënoi sulmuesi në formë i Dritës, Blerim Krasniqi, gjersa për 3-0 ishte autogol i shënuar nga Liria.

Në minutën e 75-të, Basha i Lirisë shënoi për 3-1, ndërsa menjeherë Drita shënoi përmes Dabiqajt për 4-1.

Në fundin e takimit, Liria shënoi edhe një herë për ta mbyllur takimin 4-2 në të mirë të Dritës.

Tashmë, Drita gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 57 pikë të tubuara, ndërsa ajo e Lirisë në vendin e fundit me 10 pikë.

Xhiron e ardhshme, Drita luan si mysafire e Ballkanit, ndërsa Liria pret Dukagjinin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.