Gazeta10

“Dronët afro 6 mijë metra lart mbi Gjakovë”, Vuçiq i kënaq serbët me propagandë: Do t’i rrëzonim, po të mos ishte KFOR-i

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, s’e ka lëshuar rastin as sot dhe ka kënaqur serbët me propagandë, duke thënë se nëse do të ishte një kohë tjetër, Serbia do të kishte rrëzuar dronët “Bayraktar” të ushtrisë së Republikës së Kosovës që ishin ngritur në Gjakovë.

Vuçiq ka thënë se s’mund të bëjnë asgjë, meqë KFOR-i kontrollon hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

“I kemi shikuar ata sikur në pëllëmbë të dorës, dhe nëse do të ishte një kohë tjetër, ata s’do të qëndronin në ajër për shumë gjatë, duek qenë se hapësira ajrore është nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë hapësirën ajrore të KFOR-it. Ata e bëjnë punën e tyre, ne e bëjmë tonën”, ka thënë Vuçiq në një bazë ushtarake në Pasuljanski, shkruan KO.

Kjo është hera e dytë brenda javës që presidenti serb flet për dronët Bayraktar që Kosova ka blerë e të cilët i ka ngritur edhe në hapësirën ajrore të Republikës. Siç pretendon Vuçiq, dronët ishin ngritur në Gjakovë në afër 6 mijë metra lartësi “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”./Gazeta10

NË FOKUS

askk
Ky është numri i banorëve për secilën komunë të Kosovës
riu
Në lulen e rinisë/ I riu 24 vjeç u vra pas debatit për muzikën e lartë
vdess
Vdes aktori i njohur në moshën 46 vjeçare, dyshohet se shkaktar ishte nxehtësia
drita
Vdes aktorja e humorit Drita Duraku
faton
“Më është bërë zullum”- Faton Hajrizi shfaqet me një video, tregon arsyen e arratisjes nga burgu i Smrekonicës
faton
Faton Hajrizi lajmërohet sërish nga arratia, Sveçlës ia shan mbiemrin dhe i vë bast: Kurrë nuk mundesh me më kapë
ylli
Zbulohet vajza misterioze në krah të Ylli Limanit
vd
Vdes e reja nga Prishtina, vuante nga një sëmundje e rëndë