
Profesori universitar, Bujar Dugolli ka thënë në Prime Time ka deklaruar se fajtor për cilësinë në arsimin e Kosovës është Ministria e Arsimit si dhe kryetarët e komunave, shkruan Gazeta10.
Ai madje tha se SBASHK-u nuk duhet fajësuar për një gjë të tillë, pasi kjo sindikatë mbron vetëm të drejtat e punëtorëve.
‘Nuk është z.Jasharaj kryesues i Sindikatave në Kosovë. Jasharajt duhet t’ia pranojmë që ka qenë më i zëshëm. Fajin kryesor për cilësinë në arsim e ka MASHT-i dhe komunat e Kosovës. Sindikata mbron të drejtat e punëtorëve. MASHT-i ka ndërtu politika të tilla që të politizohet arsimi, drejtorët. Paërgjegjësit kryesor janë ministrat e zëvendësministrat e Arsimit”, tha Dugolli në Prime Time. /Gazeta10