
Profesori Universitar – Bujar Dugolli ka thënë se videoja që është publikuar sot, është e shkëputur dhe nuk është i tërë fjalimi që ka bërë në Senatin e Universitetit të Prishtinës.
Dugolli thotë se videoja e publikuar është shkëputur qëllimshëm, pasi që në adresimin e tij në Senat, as nuk e ka pranuar, e as se ka mohuar fajin, raporton Gazeta10.
“Kjo video është e paautorizuar, por pasi paska incizuar, po them pse nuk e ka publikuar të gjithë intervistën që e kam dhënë, dhe pozicionin e kolegut tjetër…S’është e vërtetë që kam pranuar faj, ose kam hedhë faj diku, dhe e kam mohuar fajin tim, dhe kjo është shkëputje e qëllimshme”, ka thënë Dugolli në Prime Time./Gazeta10