Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Duka: Organizimi i Evropianit U-21 është me interes për vendin, kjo i shërben edhe njohjes së Kosovës

Gazeta10
27 May 2024 - 13:18

Armand Duka ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U21, ku Shqipëria ka aplikuar së bashku me Serbinë.

I pari i futbollit shqiptar ka thënë se shanset për të fituar të vetëm këtë organizim kanë qenë të pakta dhe për këtë kanë aplikuar së bashku me shtetin gjenocidial Serbinë.

Duka ndër të tjera ka thënë se ky organizim do t’i shërbejë edhe njohjes së Kosovës.

“Organizimi i Evropianit U-21 është diçka e madhe dhe shanset për të fituar të vetëm këtë organizimi për të thënë të drejtën ishin të vogla”.

“Organizimi i Evropianit U-21 është me interes për vendin, pasi e fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që organizojnë më së mirë. Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës”, tha Duka.

Aplikimi i Shqipërisë me Serbinë për të marrë përsipër organizmin e Euro 2027 për grupmoshat U21 ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Edhe tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë dalur me një reagim duke kundërshtuar këtë nismë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.