Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Duke i evidentuar të rënët” Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

Gazeta10
05 April 2026 - 23:12

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka publikuar pamje të cilat ishin incizuar menjëherë pas masakrës së Rezallës.

Sot është shënuar përvjetori i kësaj masakre të kryer nga Serbia e Millosheviqit.

“Pamje menjëherë pas masakrës së Rezallës, në të cilën flet dhimbja por edhe e vërteta. Mes emrave të trupave të pajetë, me zë të rënduar, evidentonim një nga një të rënët, që të mos harrohen kurrë”.

“Krah meje qëndronin bashkëluftëtarët Malush Ahmeti, Ilaz Dërguti, Liman Musliu, Ahmet Zabeli, Jeset Lushtaku, Avni Zabeli, Zekë Zabeli e shumë të tjerë, të vendosur përballë regjimit kriminal serb dhe të betuar për lirinë e Kosovës. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.