
Një grua në Prishtinë është therur me thikë pasi ka ndërhyrë dhe ka tentuar të ndalë një rrahje mes bashkëshortit të saj dhe dy burrave.
Rasti raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së hëne në rrugën “Mustafë Kruja”, në Prishtinë.
“Rr. Mustafë Kruja, Prishtinë 08.05.2023 – 11:40. Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për ti ndarë gjatë një rrahje burrin të saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas njoftimit viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Po ashtu është bërë e ditur se njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.