
Deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Grida Duma, në një intervistë për Prime Time të Kanal10, ka thënë se në Shqipëri, nuk ka asnjë avancim ani pse 70 përqind në Qeveri janë gra.
Duma ka thënë se e njëjta nuk ndodhë në Kosovë, ku edhe u shpreh që me krenari e thotë që Kosova në disa elemente e ka parakaluar Shqipërinë, raporton Gazeta10.
“Më bën krenare të them që s’kam kompleks të them që Kosova e ka parakaluar Shqipërinë, qoftë edhe në konceptin dhe strukturës së konceptin të shtetformimit, qoftë edhe në konceptin e meritokracisë”, ka deklaruar ajo./Gazeta10