Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren, po ndërhyjnë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit

Gazeta10
06 Janar 2026 - 10:45

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nga mbrëmë janë në gjendje gatishmërie për të menaxhuar reshjet e shiut.

Ai shtoi se ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjnë kudo që është e mundur.

Durmishi u bëri apel qytetarëve që të vozisin me kujdes.

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit. Megjithatë, na duhet edhe bashkëpunimi juaj, ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 Maj 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.