Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy aksidente në Veternik, katër të lënduar

Gazeta10
24 October 2023 - 18:28

Dy aksidente kanë ndodhur në të njëjten kohë në Veternik të Prishtinës.

Katër persona janë lënduar nga këto dyja aksidente.

Kështu tha për Gazeta10 zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti bëri të ditur se në aksidentin e parë janë lënduar tre persona kurse në të dytin, një person.

Ajo theksoi se në rastin e parë janë përfshirë tre automjete kurse në tjetrin dy.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.