Futbollistët e Kosovës gjatë kësaj fundjave vazhduan me paraqitje mjaft të mira me klubet e tyre rrespektive, raporton Gazeta10.
Vedat Muriqi pas rikthimit të tij nga suspendimi arriti të shënoj gol për skuadrën e tij, Mallorcan, në La Liga.
Sulmuesi nga Prizreni shënoi nga penalltia në ndeshjen ndaj Valencias në “Mestalla”.
Në anën tjetër sulmuesi, Arbër Hoxha, po vazhdon të kalojë në formë të lartë me skuadrën kroate, Slaven Belupo.
Hoxha shënoi një gol fantastic në ndeshjen ndaj ndaj Rijekës.
Ky ishte golin i pestë i shënuar nga sulmuesi 24-vjeçar në elitën e futbollit kroat këtë edicion.
Arbër Zeneli dhuroi një assist me skuadrën e tij Reims, në ndeshjen e luajtur kundër Auxerre në elitën e futbollit francez.
Ky ishte asisti i dytë këtë sezon për sulmuesi e Kombëtares ‘Dardane’. /Gazeta10/