Gazeta10

Dy grabitje të armatosura në Podujevë

Dy grabitje të armatosura kanë ndodhur brenda 24 orëve në Podujevë.

Në Lluzhan të Podujevës disa persona e kanë hyrë në një market dhe kanë kryer grabitje të armatosur.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën mashkull kosovar, i cili ka deklaruar se, derisa ishte në vendin e tij të punës në një market si punëtor sigurimi, persona të panjohur të maskuar dhe armatosur (nga pjesa mbrapa marketit) pasi kanë depërtuar me forcë në market, kanë vjedhur cigare dhe alkool, ndërsa viktimës dyshohet se ia ka drejtuar armën/pistoletën por nuk kanë shkrepur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

Viktima për shkak të shqetësimeve ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ndërkaq, edhe në Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku tre persona dyshohet të kenë grabitur para në një pompë derivatesh.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e punës në një pikë derivatesh, së bashku me tre dëshmitarët tjerë meshkuj kosovar, aty kishin hyrë tre të dyshuar deri me tani të pa njohur, të maskuar, dy prej tyre të armatosur dhe nën kanosjen e armëve kanë grabitur para, e me pas me një veturë kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet nw raportin policorw.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri