Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy kosovarë të vdekur në aksidentin në tunelin e Kalimashit

Gazeta10
18 October 2023 - 21:33

Dy qytetarë nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident trafiku në tunelin e Kalimashit.

Kështu ka bërë të ditur për portalin Kallxo.com, Gent Mullai, nga Policia e Shqipërisë.

Viktimat janë të moshës 58-vjeç dhe 45-vjeç.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I. L, banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S, banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S.O, 58 vjeç, dhe N. O, 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford””- ka bërë të ditur Mullai.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.