Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Dy ndeshje interesante zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve

Gazeta10
21 February 2023 - 12:21

Në Ligën e Kampionëve gjatë natës së sotme do të zhvillohen dy ndeshje, pa dyshim dueli kryesor i kësaj nate do të jetë ai mes dy gjigantëve të futbollit evropian Liverpool dhe Real Madrid, raporton Gazeta10.

Reali do ta bëjë udhëtimin e katërt në “Anfield” për t’u përballur me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Spanjollët e kishin humbur lojën e parë në mars 2009, 0:4, ndërsa më pas nuk kishin pësuar gol në dy ballafaqimet e radhës në Angli fituan 3:0 në tetor 2014 dhe barazuan pa gola në prill 2021.

Reali ka kujtime mjaft të mira me Liverpoolin pasi e kishte mundur atë në dy përballjet e tyre të fundit në finale të Ligës së Kampionëve, më 2018 dhe 2022.

Ndërkohë, dueli tjetër i natës do të jetë ai mes Eintracht Frankfurtit dhe Napolit.

Amir Rrahmani me shokë e patën një përvojë të jashtëzakonshme në fazën e grupeve, ku ishin perfektë, e tash, ata do të mundohen ta vazhdojnë këtë seri pozitive edhe në fazën eliminuese.

Napolitanët janë në formë të shkëlqyeshme edhe në kampionatin italian, prandaj janë optimistë se do të bëjnë mirë edhe në këtë fazë të Championsit.

Të dyja ekipet synojnë të kalojnë tutje dhe të arrijnë deri në fund, për a fituar këtë trofe, ekipet nuk kanë ndonjë mungesë të madhe.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë në orën 21:00./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.