
Dy ndeshje interesante do të zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta10.
Në mbrëmjën e djeshme u zhvilluan dy ndeshje mjaftë interesantë në mes të Real Madrid dhe Liverpool, ku Reali mposhti Liverpoolin me rezultatin 5-2.
Fitorën tjetër arriti të marr edhe Napoli ku triumfoj ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 2-0.
Ndërsa në ditën e sotme, Interi do të përballet me Porton në Giuseppe Meazza dhe do të jetë një takim shumë interesant për t’u parë.
Në anën tjetër, Manchester City është mysafir i Rasenball Sport Leipzig, me Citizens që do të synojnë të fitojnë pa shumë probleme.
Që të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00./Gazeta10