Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve të fundit

Gazeta10
20 March 2023 - 9:41

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të vdekjeve të dyshimta, raporton Gazeta10.

Në orët hershme të mëngjesit një person në Gjilan është gjetur pa shenja jetë në oborrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion si dhe rasti është duke u hetuar nga policia.

“Gjilan 19.03.2023-07:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në  shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti i ngjajshëm është edhe në Prizren,  një mashkull është gjetur pa shenja jete, në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipi policor si dhe edhe për këtë rast kanë filluar hetimet.

“Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.