
Zyrtari i PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar ka reaguar në dy vjetorin e fillimit të procesit gjyqësor ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tahiri ka shkruar se është i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin triumfues.
Postimi i plotë:
Sot bëhen dy vite nga fillimi i procesit gjyqësor ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij në Dhomat e Specializuara, ndërkohë që qëndrimi i tyre ne paraburgim ka kaluar tashmë katër vite.
Duke besuar thellësisht në të drejtën tonë si popull për liri dhe pavarësi, në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe në pafajësinë e tyre, jemi të bindur se ata do të dalin triumfues dhe, bashkë me ta, do të ngadhënjejë edhe e vërteta historike e popullit tonë. /Gazeta10/