Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy xhudistë përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos

Gazeta10
18 May 2024 - 23:10

Nesër (e diele) do të fillojë të zhvillohet Kampionati Botëror i Xhudos për Senior, ku pjesëmarrës është edhe ekipi i Kosovës.

Në Botërorin e xhudos që do të mbahet nga data 19 deri më 23 maj në Abu Dhabi, Kosova do të paraqitet me dy xhudistë, Akil Gjakovën dhe Laura Fazliun, raporton KosovaPress.Akili do të ndeshet të hënën kurse Laura do të ndeshet të martën.

Në këtë Kampionat Botëror do të marrin pjesë 658 garues nga 107 shtete, prej të cilëve 349 janë meshkuj dhe 309 janë femra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.