Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshimet për vjedhje votash, Muja: Partitë politike nuk po arrijnë ta harrojnë “vesin e vjetër”

Gazeta10
19 January 2026 - 18:45

Dyshime serioze për vjedhje votash janë ngritur pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit, veçanërisht pas rinumërimit të votave në disa qendra, përfshirë edhe Prizrenin, ku u konstatuan parregullsi.

Analisti politik Basri Muja në Gazeta të Kanal10  deklaroi se këto raste përbëjnë një dëm të madh për besueshmërinë e procesit zgjedhor, duke theksuar se dita e zgjedhjeve ishte menaxhuar në mënyrë shembullore nga institucionet përgjegjëse.

“Ka ndodhur një dëm i madh. Patëm një proces zgjedhor që ishte shembull jo vetëm për rajonin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve e kreu punën e vet në mënyrë shembullore, por duket se partitë politike nuk kanë mundur ta harrojnë atë ‘vesin’ e vjetër,” ka thënë Muja.

Sipas tij, historia e zgjedhjeve në Kosovë tregon se pothuajse në çdo proces ka pasur tentativa për manipulim të votës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.