Kronika e Zeze

Dyshohet për ‘vjedhje grabitqare’ policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Gazeta10
17 Shtator 2024 - 15:50

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje grabitqare në Prishtinë.

Policia po ashtu ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra më Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi“, thuhet në njoftim.

“Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në Prishtinë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192” , bën apel policia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.