Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dyshohet se spiunoi për BIA-n serbe, një muaj paraburgim ndaj Jelena Gjukanoviqit

Gazeta10
02 March 2025 - 18:00

Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës, ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarës për spiunazh.

Kjo u konfirmua për media nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Jelena Gjukanoviq, u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin se ka spiunuar për BIA-n serbe.

E njëjta ishte ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Speciale.

Arrestimi i saj është bërë pas hetimeve disamujore./KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.