
Mason Mount në verë mund të largohet nga skuadra e Chelseat.
Siç raportojnë mediat angleze, Mount ka qenë në bisedime me skuadrën e Chelseat për rinovimin e kontratës, por këto bisedime tashmë janë pezulluar dhe kanë lënë çdo gjë të hapur për të ardhmen e futbollistit.
“Blutë e Londrës” dëshirojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me Mount, por nesë nuk arrihet ndonjë marrëveshje, ata janë të hapur të shesin atë për rreth 80 milionë euro.
Dy gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Manchester United janë duke e monitoruar situatën e reprezentuesit anglez dhe dëshirojnë transferimin e tij në afatin kalimtar veror.
Liverpooli tash e një kohë është e interesuar për shërbimet e 24-vjeçarit, por së fundmi garës për transferimin e tij i’u është bashkuar edhe Unitedi.
Mesfushori me tipare ofanzive ka qenë pjesë e grupmoshave të reja te ekipit londinez, ndërsa më pas ka qenë i huazuar te skuadrat si Vitesse dhe Derby County.
Ai është rikthyer te Chelsea në vitin 2019 dhe që nga ajo kohë ai ka qenë lojtar kyç i këtij ekipi.