Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

E ardhmja e Thomas Muller pritet të jetë në MLS

Gazeta10
05 Maj 2025 - 10:33

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit aktual. Në këto kushte, legjenda bavareze ka nisur të kërkojë për një aventurë të re, ku mund të vazhdojë karrierën.

Pista e Fiorentinës është zbehur shumë kohët e fundit, por interesimet për Muller jo. Tashmë, janë plot 3 klube përtej oqeanit, nga SHBA që kanë interes serioz për të afruar në organikë një lojtar me eksperiencë si gjermani.

San Diego, Chicago dhe Los Angeles FC janë tre klubet të cilat kanë nisur “garën” për Thomas Muller. Tashmë është në dorën e 35-vjeçarit, se cilit prej amerikanëve do t’i japë përparësi në bisedime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.