Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

E denoncoi për dhunë burrin dhe vëllain – lajmërohet Teuta Selimi

Gazeta10
09 May 2024 - 22:52

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, dy herë brenda 48 orëve, duke e denoncuar fillimisht bashkëshortin e më pas edhe vëllain.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një konflikt verbal mes çiftit dyshohet se eskaloi në dhunë fizike, ashtu që i dyshuari e kishte goditur disa herë Teutën në kokë.

Denoncimi i këngëtares e aktivizoi Policinë, por Prokurori i Shtetit nuk ka urdhëruar masën e ndalimit policor, duke e liruar Patrik Nezirin në procedurë të rregullt.

Me siguri të gjithë kanë qenë një pritje për një reagim nga vetë këngëtarja lidhur me lajmin që bëri bujë kudo nëpër rrjet. Një i tillë ka ardhur por në fakt nuk është një deklaratë lidhur me ngjarjen.

Ajo ka publikuar një poster teksa njofton për një koncert që do të zhvillojë në Zvicër.

Kjo lë të kuptohet se është në gjendje të mirë dhe pavarsisht vështirësive apo problemeve ajo ka vendosur të vazhdojë jetën normalisht dhe të mos dorëzohet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.