Gazeta10

E dhimbshme: Dy 18 vjeçarë shqiptarë vdesin në një aksident në Zvicër

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në Urnäsch, ku dy persona kanë vdekur në vendngjarje.

Dy viktimat janë shqiptarë, bëhet fjalë për një të ri 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flawil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau.

Dy të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.

Si ndodhi  aksidenti i rëndë?

Siç shkruan polizeinews.ch. pak para orës 3 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, dhe pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch, ku dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës.

Shkaku i saktë i aksidentit po hulumtohet nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit Appenzell Ausserrhoden dhe nga specialistë të policisë kantonale, transmeton albinfo.ch.

Për të siguruar provat janë thirrur shërbimi mjekoligjor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i St Gallen-it.

Rruga Schlägalpstrasse u desh të mbyllej në të dy drejtimet në mënyrë që të realizohej hetimi i aksidentit, i cili zgjati rreth pesë orë.

15 pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve Urnäsch dhe 14 anëtarë të departamentit të zjarrfikësve të bazës Herisau u vendosën për të mbyllur rrugën.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri